Veseli thotë se do t’ia marrë pushtetin kryetarit të Fushë Kosovës, kështu i përgjigjet Berisha

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli njihet si njëri prej politikanëve që i ka në qejf batutat. As kësaj here në Komunën e Fushë Kosovës nuk mbeti pa e thënë një të tillë.

Veseli kësaj here duke qeshur tha se është duke pretenduar t’ia marr pushtetin e kryetarit të Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berishës i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

“…megjithëse këtij unë mendoj me ja marr pushtetin mos e harroni”, ka thënë Veseli, duke qeshur në fund të konferencës pas vënies së gurthemelit të “Muzeut të Historisë së Natyrës”, Veseli u shpreh se me investimeve të tilla do të ecim përpara.

Mirëpo e menjëhershme ka qenë përgjigja e të parit të Fushë Kosovës. Berisha po ashtu ka pretenduar se edhe për 10 vjet nuk do t’ia zë askush postin e Kryetarit të Komunës.

“Jo vallain jo, edhe nja 10 vjet jo”, i është përgjigjur Berisha Veselit.

Sot në Komunën e Fushë Kosovës kanë filluar punimet e Muzeut Historik të Natyrës.

Në vënien e gurthemelit kanë marr pjesë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me kryetarin e Komunës së Fushë-Kosovë, Burim Berisha dhe Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme