Kampi Bondsteel është baza kryesore e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nën komandën e KFOR-it në Kosovë. E vendosur në fshatin Sojevë të qytetit të Ferizajt, baza shërben si kryeqendër e NATO-s për Task Forcën Shumëkombëshe të Lindjes
Kjo bazë është ndërtuar në Kosovë, pas bombardimit të Serbisë kur rajoni ra nën kontrollin e misionit paqeruajtës ndërkombëtar, dhe është emëruar sipas veteranit të luftës së Ushtrisë së ShBA-ve, James Leroy Bondsteel.
Për t’ju njohur më mirë me këtë kamp, Gazeta Metro ka zgjedhur disa fakte që mund të mos i keni ditur:
1. Kampi Bondsteel ka një sipërfaqe prej 3.8 km² të tokës dhe është ndërtuar kryesisht nga kasollet prej druri. Mbi 25 kilometra rrugë të shtruara bëjnë lidhjen e 300 objekteve brenda kampit.
3. Baza mund të mbajë deri në 7000 ushtarë dhe punëson tani për tani qindra banorë të zonës. Kampi amerikan ofron gjithashtu spitalin më të mirë në Kosovë, një kishëz të vogël, një stacion policor dhe një qendër edukimi.
4. Numri i tankeve dhe helikopterëve ushtarakë nuk dihet me siguri, por besohet se rreth 20 raketa të zeza, një Apache dhe një duzinë tanke e tipit M1A2 Abrams.
5. Në kampin Bondsteel janë të punësuar shumë kosovarë, të cilët kryejnë punë të ndryshme në kamp. Ata paguhen diku mes 400 dhe 800 eurove, e cila sipas standardeve lokale është një shumë e konsiderueshme e të hollave. Në të kaluarën rreth 2.500 banorë lokalë punonin në kamp, por tani ka shumë më pak.
6. Rotacioni i personeli ndodh çdo tre deri në gjashtë muaj, në varësi të situatës së sigurisë.
Edhe pse kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht, ushtarët që shërbejnë në Bondsteel paguhen rreth 3,000 dollarë, plus një kompensim prej 40 për qind për “rrezikun e fillimit të luftës në Kosovë”.
Pozita e kampit e bën vendin më të rëndësishëm ushtarak të ushtrisë së SHBA-së në Evropë. Të gjithë vendet e rëndësishme janë në afërsi të konsiderueshme, kontingjentet ushtarake të SHBA-ve në Maqedoni dhe Bosnje, si dhe bazat e ushtrisë së SHBA-së në Itali