Pas takimit të samitit të Brdo Brijunit, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur para gazetarëve ku ka thënë se me presidentin e Serbisë, Aleksaner Vuçiq janë takuar si dy lider të rajonit por që kanë pas mospajtime meqë siç tha ai, Vuçiq mohon krimet e Serbisë në Kosovë.
Ai tha se ka treguar se kushtëzimi i dialogut nga ana e Serbisë është i padrejtë, ndërsa taksa është vendim i drejtë.
Mëngjesin e sotëm, Thaçi derisa ka shtrënguar duart me presidentin e Serbisë, Vuçiq nuk e ka bërë të njëjtën gjë me Millorad Dodik.
Për pjesëmarrjen e Dodik është pyetur edhe Ilir Meta në konferencën me gazetarë.
Meta u pyet nëse dy liderët e Kosovës dhe Serbisë janë afruar më shumë dhe se a ka gjasa që të rinisë dialogu.
“Nuk di të them nëse ky samit ka afruar më tepër dy liderët Kosovë-Serbi, por di që atmosfera ka qenë shumë pozitiv këtu. Do të donim që dialogu Kosovë –Serbi të kishte përfunduar dje, jo sot dhe as nesër. Samiti i Brdo Brijunit është një samit që ka një format të përcaktuar. Andaj i ftuar ka qenë edhe Millorad Dodik. Ai do të vijë edhe për turizëm këtu”, ka thënë Meta.