130 vjet të Kullës së Eiffelit, monumentit më të vizituar në botë

Zonja e Hekurt (Kulla Eiffel) feston ditëlindjen e saj të 130-të, ndërkohë që gjithçka rreth saj është mbushur me kantiere të mëdha ndërtimi.

Ka polemika për vitet e punës dhe shpenzimet mbi riprodhimin e pamjes simbol të Parisit, monumentit më të vizituar në botë.

Por, sot, për përvjetorin e saj, do të ketë turma të mëdha njerëzish dhe momente të rëndësishme, që do të hapen me një shfaqje të pashembullt të tingujve muzikorë dhe të dritave dhe që do të çelet nga kryetarja e bashkisë, Anne Hidalgo.

Me shtatë milionë vizitorë në vit (3/4 të huaj), kulla u ndërtua në vitin 1889 dhe mbetet panorama e Francës. Për këtë arsye, autoritetet nuk duan që trarët e hekurt të japin përshtypjen e të qenit e ndryshkur, për shkak të prestigjit planetar që ajo gëzon.

Kështu, që nga vjeshta e kaluar dhe deri në vitin 2021, ajo do të ndërrojë fytyrë, me një bojatisje të denjë.

Operacion që po rezulton më i komplikuar sesa pritej dhe më i vështirë se 20 restaurimet e bëra që nga ndërtimi i saj.

“Është një nga kantieret më të mëdha në të cilën po vihet dorë’’, theksoi Anne Yannic, drejtoreshë e përgjithshme e SETE, kompania që menaxhon monumentin.

‘’Në praktikë, kulla historike është lyer çdo shtatë vjet, por këtë herë kemi kuptuar se 19 shtresat e mëparshme, kanë paraqitur çarje të thella në pika të ndryshme, duke e bërë të pamundur futjen e një boje të re. Po vazhdojmë me një operacion heqjeje të shtresave të mëparshme në 10% të strukturës, rreth 25,000 metra katrore, ​​për një total prej 30 tonë bojë të vjetër që do të eliminohet’’, shtoi ajo.

Për të lejuar operacionin, janë ngritur skela në mes të katit përdhe dhe katit të parë në shtyllat jugore dhe lindore, të cilat nuk janë më të ekspozuara ndaj Senës.

Me të mbaruar operacioni, do të kalohet në lyerjen e re, për të cilën do të harxhohen 60 tonë bojë.

Në lyerjen e saj do të marrin pjesë 80 punëtorë të specializuar. Për ketë punime do të duhen tre vjet dhe punimet arrijnë një kosto prej 40 milionësh eurosh.

Sikur të mos mjaftonte kjo, rindërtimit i shtohet, në këmbët e monumentit, edhe një mur transparent antiplumb.

Ka të bëjë me veshjen dhe mbrojtjen e “Zonjës” bazuar në kohët e reja që po përjeton bota, me kërcënime terroriste, dhunë gjatë demonstratave të jelekverdhëve si dhe ato natyrore, ku javën e kaluar kulla u godit nga një rrufe, fenomene që duken sikur nuk duan të respektojnë moshën e saj/ ANSA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme