Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, para zgjedhjeve në komunat veriore të Kosovës ka thënë se Prishtina po planifikon të dërgojë një numër të madh të policëve për të frikësuar serbët atje.
“Këto zgjedhje janë dëshmi për qëndrim të serbëve në Kosovë”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.
Sipas Gjuriqit “separatistët në Kosovë kanë pritur që Lista Serbe ta marrë vendimin për bojkotimin e zgjedhjeve vendore në mënyrë që t’i shtynin kandidatët shqiptarë në mjediset serbe”.
Me pas ka folur edhe për ndalimin e tij nga autoritetet e Kosovës për të hyrë në veri. Ai ka thënë se vetëm vitin e kaluar ka pasur 18 ndalesa.
Ai përmes televizionit serb RTS i ka ftuar serbët të marrin pjesë në zgjedhjet e të dielës duke theksuar se “listat zgjedhore janë mure ndaj përpjekjeve të Prishtinës që veriun e Kosovës ta marrë me mashtrime e trik”.