Ish-ushtari i UÇK’së tregon dëshminë intersante të një serbi

Ridvan Tahiri i njohur me emrin Riki, ish-ushtar i UÇK-së që kishte ofruar shpërblim prej 50 mijë euro për këdo që ofron dëshmi për t’i kapur kriminelët që kanë kryer përdhunime në Kosovë, ka treguar sot një ngjarje interesante që i kishte ndodhur.


Ai ka thënë se pasi ka publikuar shpërblimin që ai do ta jap, ka marrë 200 mesazhe. Thotë se një serb i kishte ofruar disa dëshmi, për të cilat thotë se i dha besën se nuk do t’ia publikojë identitetin.

Thotë se nuk ka kurrfarë agjencie, por dëshiron që të kontribuoj individualisht.

“Nuk kam kurrfarë agjencie, por kam shprehur vullnetit ta ofrojë. E kemi për obligim ta ndihmojmë policinë dhe organet e tona”, ka deklaruar ai në T7.

“Në moment kur e kam publiku kam marrë rreth 200 mesazhe”, thotë ai.

Tahiri thotë se një serb kishte dhënë dëshmi që ai i konsideron të besueshme për një rast që kishte ndodhur në Veri të Mitrovicës.

“Mesazhi më i mirë prej një serbit, ja kam dhënë besën një serbi . Thotë se jam dëshmitar i një rasti në veri të Mitrovicës, thotë se kam dëshmuar në gjyq dhe është detyruar më pas me e lëshuar vendi e më shkua me jetuar në perëndim”, ka deklaruar ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme