Lëvizja Vetëvendosje në Skenderaj ka reaguar lidhur me sjelljen e nënkryetarit të kësaj komune, Nuredin Lushtaku, i cili gjatë një seance të Kuvendit Komunal, thotë se i ka kërcënuar dy asamblistë të saj.
Sipas një video që është postuar në faqen zyrtare të Lëvizjes Vetëvendosje të degës në Skenderaj, shihet Lushtaku duke e urdhëruar asamblistin Vjollca Ramadani që ta mbyllë gojën.
“Mshele gojën se ta msheli ndryshe”, i ka thënë Lushtaku Ramadanit. Ai po ashtu me të njëjtën gjuhë i është drejtuar edhe Hysni Mehanit, asamblistë i VV-së në Mitrovicë.
“Mshele, tani flasim unë dhe ti”, i ka thënë Mehanit.
Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, thotë se dënojnë gjuhën e përdorur në mbledhjen e Kuvendit Komunal, gjithashtu i kërkon kryetarit Bekim Jashari, që të marrë masa t’i ndalë këto kërcënime të vazhdueshme të stafit të tij ndaj asamblistëve që ngritin çështje në mbledhjet e Kuvendit Komunal.
“Tek e fundit, për të ngritur çështje është Kuvendi Komunal”, thonë ata.