Pamje të papublikuara, momenti kur Policia e Kosovës largon barrikada në veti të Mitrovicës

Inspektorati Policor i Kosovës, në vazhdën e operacioneve në disa komuna të Kosovës, ka kryer një aksion në veri ku ka arrestuar 19 zyrtarë policorë shqiptarë, serbë dhe boshnjakë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, kontrabandë dhe marrje të ryshfetit.

Gjatë operacionit Policia e Kosovës ka hasur në disa pengesa, siç ishte ajo në Zubin Potok.

Në një video të publikuar nga Gazeta Fleta, shihet se si policia largon barrikadat që ishin bërë nga kamionët.


Kujtojmë, se nga operacioni i policisë së Kosovës, janë arrestuar 19 pjesëtarë policor, 11 serbë, 4 shqiptar dhe 4 boshnjakë.

Ministria e Punëve të Brendshme është deklaruar lidhur me aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në veri ku u arrestuan 19 zyrtarë policorë.

Përmes një komunikate për media, nga MPB kanë theksuar se këto operacione nuk kanë karakter entik, shkruan lajmi.net.

“Operacioni është i mbështetur në urdhrat e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe është mbikëqyrur nga Prokuroria Speciale. Veprimet janë zhvilluar në komuna të ndryshme dhe nuk kanë  karakter etnik. Ditë më parë operacion i ngjashëm është realizuar edhe në Vërmicë/Prizren”, thuhet në njoftim.

Me pas u tha, se policia e Kosovës gjatë zhvillimit të operacionit ka hasur në rezistencë të armatosur në hyrje të Zubin Potokut, ku grupe të armatosura po mbanin të bllokuara rrugët me anë të barrikadave të vendosura. Këto grupe kanë sulmuar Policinë me ç’rast një polic është i plagosur me armë zjarri. Pas veprimeve të duhura, policia ka mënjanuar barrikadat dhe ka vazhduar me operacionin. Gjatë largimit të barrikadave gjashtë qytetarë kanë pësuar lëndime të lehta.

Si rezultat i planit operativ të realizuar sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Inspektoratin Policor të Kosovës ka arrestuar deri tani 19 zyrtar policor të dyshuar për vepra penale. Zyrtarët policor të arrestuar janë sjellë në ndërtesën e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Janë arrestuar nga ana e Policisë edhe nëntë qytetarë tjerë për të cilët kishte urdhër-arrest dhe shtatë qytetarë të cilët kanë penguar Policinë në përmbushjen e detyrave të saj. Në barrikadën në Zubin Potok është arrestuar edhe një shtetas rus, bëhet fjalë për z.Mihajl Aleksandreviç Krasnoshchenkov, i cili kishte vendosur në barrikadë veturën me targa të UNMIK-ut.

Lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetimet ku është e përfshirë Prokuroria Speciale e Kosovës, si dhe Inspektorati Policor i Kosovës sipas autorizimeve të prokurorit kompetent.

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se është liruar njëri nga dy zyrtarët e vet që janë ndaluar sot gjatë aksionit të Policisë në veri.

UNMIK-u ka njoftuar se njëri nga të arrestuarit, me shtetësi ruse është liruar.

Ndërkohe sot nëpërmjet një njoftimi për media, UNMIK ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të dy punëtorëve të vet që janë ndaluar sot gjatë aksionit të Policisë në veri.

Ndërkohë nga UNMIK bëjnë me dije se janë duke bërë përpjekje që të përcaktojnë rrethanat e sakta të ngjarjes, në koordinim të ngushtë me të gjitha agjencitë ndërkombëtare në Kosovë.

UNMIK-u është duke përcjellur me shqetësim të thellë zhvillimet sot në veri të Kosovës, përfshirë ndalimin e dy punonjësve të OKB-së gjatë kryerjes së detyrave të tyre nga ana e Policisë së Kosovës, thuhet në njoftimin e UNMIK.

“Që të dy punonjësit më vonë janë transferuar në spital për trajtim të lëndimeve.  Jemi në përcaktim të rrethanave të sakta, në koordinim të ngushtë me të gjitha agjencitë ndërkombëtare në terren”, thuhet një njoftim, përcjell lajmi.net.

“Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë Z. Zahir Tanin ftoi për lirim të menjëhershëm të punonjësve të OKB-së, duke shtuar se “çfarëdo dëmi shkaktuar punonjësve të Kombeve të Bashkuara do të përcillet me përgjigje më të larta diplomatike dhe ndërkombëtare ligjore”.

“Ftoj të gjitha palët t’i respektojnë parimet e sundimit të ligjit dhe dinjitetit të gjithëve për jetë dhe liri, dhe të ndihmojnë në rivendosjen e qetësisë dhe sigurisë në atë pjesë.”

UNMIK-u thotë tutje se do të ofrojë më tepër informata në kohë të duhur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme