Megjithëse i fituan zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura së fundmi, dy kryetarët serbë të Zveçanit e Mitrovicës Veriore refuzuan të betohen.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar Bashkim Cimili, zëvendëskryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës veriore, raporton lajmi.net.
Ai ka thënë se nuk i di arsyet se pse ka ndodhur një gjë e tillë.
“Rakiq nuk është paraqitur për t’u betuar sot në Kuvendin Komunal. Ndonëse nuk i dijmë arsyet, kryesuesi i Kuvendit na ka thënë se seanca shtyhet për kohë të pacaktuar”, ka thënë Cimili për lajmi.net.
Për t’u betuar nuk ka shkuar as kryetari i zgjedhur i Zveçanit, Vuçina Jankoviq.
Këto sjellje të kryetarëve serbë të komunave veriore, pasojnë dorëheqjet e tyre pas vendosjes së taksës ndaj Serbisë.
Të njëjtit, për më shumë se katër muaj morën pagë nga buxheti i shtetit.