Korça ende nuk po gjen qetësi nga tërmetet. Sot janë regjistruar të paktën tre lëkundje të tjera.
IGJEUM ka regjistruar tre goditjet që nisen që pas mesnatës ndërkohë që lëkudje të tjera u shënua në orën 03: 06. Goditja e fundit ka qenë e fortë me magnitudë 3.9.
35 prej lëkundjeve në total u ndjenë në gjithë rajonin e Korçës, ndërsa tërmeti më i fortë arriti 5.3 të shkallës rihter.
Deri më tani numri i banesave të dëmtuara nga tërmeti ka shkuar në 184, ku 60% e të cilave janë të pabanuara.
Fshatrat më të prekura janë Floqi, Qafëzezi dhe Vidohova. Qindra familje kaluan natën në çadrat e ngritura nga ushtria, mes të ftohtit dhe reshjeve të shiut në kushte tepër të vështira.