Sot një delegacion prej tetë politikanësh kosovarë do të nisen për një vizitë zyrtarë në Preshevë, Medvexhë dhe Bujanovc.
Nait Hasani ka treguar se ai së bashku me kolëgët e tij, Ismail Kurteshin, Arbërie Nagavcin, Teuta Haxhiun, Valentina Bunjakun, Nait Hasanin, Arban Abrashin dhe Valon Ramadanin do të qëndrojnë për dy ditë radhazi në tre komunat e banuara me shqiptarë në Serbi, për t’u njohur nga afër me zhvillimet dhe kushtet e tyre në administratë, të pushtetit lokal, të mediave, zhvillimit të arsimit, njohjen e diplomave, furnizimin me literaturë dhe libra për nxënës të shkollave atje, interesimin për mësuesit dhe kushtet që i kanë dhe për ata që i kanë kryer studimet në universitete të Kosovës dhe që punojnë atje, a po u njihet e drejta apo jo dhe sipas Hasanit si kërkesë është edhe heqja e kuotës për regjistrime në universitet.
Ai po ashtu tregoi se kërkesën për vizitën atje ia kanë dërguar përfaqësuesit në Beograd, i cili ua ka përcjellë autoriteteve serbe dhe ata e kanë pranuar, duke ua konfirmuar sot dhënien e lejes.