Pasuria marramendëse e Nasim Haradinajt – Pelë në vlerë 3 mijë euro dhe 220 hektarë tokë

Nënkryetari i OVL-të UÇK-së ka deklaruar pasuri unike për vitin 2019 në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit.

Ai ka deklaruar se ka një pelë të vogël që sipas tij ka vlerë të 3 mijë eurove.

Pasuria që e ka deklaruar Haradinaj në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, kap vlerën e mbi 3 milion e 300 mijë euro.

Haradinaj ka deklaruar se është pronar i hic më pak se 220 hektarë toke.

Në pronësinë e Haradinaj është edhe një tokë tjetër e trashëguar që vlen 80 mijë.

Përtej kësaj, përfaqësuesi i veteranëve të luftës ka edhe një shtëpi prej 180 metrash katrorë në vlerë të 370 mijë eurosh, një veturë modeste prej 4 mijë eurosh.

Nasim Haradinaj është drejtor në Komunën e Deçanit.

Ai njihet për deklaratat e tij që shkaktojnë bujë në Kosovë.

Nasim Haradinaj, muaj më parë, teksa ishte pyetur nga gazetari për Samitin e Berlinit, pati thënë se ka pasur punë më të rëndësishme se sa ta përcjell atë Samit. Pati thënë se ka qenë duke e lëvruar arën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme