Kishte vrarë mbi 80 persona, dënohet me burg të përjetshëm

Ish-infermieri gjerman, Niels Hoegel, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 85 pacientëve të tij.

Rasti Hoegel konsiderohet si një nga krimet më të rënda në historinë e pasluftës në Gjermani, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Personi në fjalë i ka injektuar pacientët e tij me drogë vdekjeprurëse dhe pastaj është munduar ta luajë heroin duke u përpjekur që t’i ringjallë ata.

Ai është përballur me akuza për dy vrasje që nga viti 2015. Ndërsa gjatë vitit të kaluar, prokurorët e kanë ngarkuar atë më akuza të tjera për vrasje.

Hetuesit e çështjes në fjalë kanë treguar se Hogel iu injektonte pacientëve të tij një drogë e cila ju shkaktonte atyre arrest kardiak, dhe më pas i mundohej t’i rikthente në jetë, por në shumicën e rasteve nuk e arrinte këtë gjë. Gjithashtu ato deklaruan se infermieri e kishte kthyer këtë gjë në një lojë, të cilën e bënte për t’ju treguar kolegëve të tij aftësitë për të rikthyer në jetë pacientët ose e bënte kur ishte i mërzitur.

Sipas tyre, viktimat e përzgjedhur të infermierit vrasës ishin të moshave nga 34 deri në 96 vjeç.

Psikologët e rastit të Hogel thanë se ky i fundit vuante nga një çrregullim i rëndë narcisist.

Ndërsa Arne Schmidt, tha se ky ishte rasti më i jashtëzakonshëm dhe i paprecedentë në Gjermani.

Si fillim Hogel u dënua me 7 vite burg pasi u dënua për tentativë për vrasje, rasti u zbulua në 2007 dhe më pas u bë një tjetër gjyq dhe në 2015 ai u dënua me 15 vite pasi u akuzua për tentativë vrasje për 5 persona të tjerë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme