Drejtori i BIA-s serbe kërcënon ish-presidentin amerikan Bill Clinton

Bojan Dimiq, njëri nga drejtorët e BIA-s, shërbimit të inteligjencës së Serbisë, përmes një statusi ka kërcënuar ish-presidentin amerikan, Bill Clinton.

Dimiqi i njohur si një prorus, kërcënimin e ka bërë hapur në profilin e tij në facebook me rastin e 20-vjetorit të fitores së NATO-s dhe UÇK-së ndaj forcave të armatosura serbe dhe ish-Republikës Federative të Jugosllavisë së Sllobodan Millosheviqit, transmeton rtk.

Postimi i Dimiqit ilustrohet me foton falënderuese nga ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës në disa gjuhë.

Postimi i plotë i Dimiqit:

“Falënderim ish-presidentit amerikan Bill Clinton, i cili sapo aterroi në Aeroportin e Prishtinës. Shqiptarët i falënderohen, serbët i dëboi nga Kosova, kurse koha do të tregojë nëse ky njeri ka pasur rol kryesor në ndonjë gjykim objektiv historik të agresionit të NATO-s në Republikën Federative të Jugosllavisë!”

Përndryshe, Bojan Dimiqi është një serb që është rritur në Prishtinë, me akuza të shumta nga shtypi serb për shumë keqpërdorime e përfshirje në akte kriminale. Në kuadër të shërbimit serb, udhëheq drejtorinë për terrorizëm e krim të organizuar.

Njëkohësisht, është drejtor edhe në klubin e futbollit beogradas “Crvena Zvezda”, i njohur në vazhdimësi për udhëheqjen nga kriminelë serbë, siç ishte dikur Zhelko Razhnjatoviq – Arkani, bashkëshorti i këngëtares së folkut serb Ceca.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme