Vendet më të rrezikshme në Europë për turistët, sipas DASH-it

Departamenti Amerikan i Shtetit ka për detyrë të paralajmërojnë qytetarët e vet se në cilat vende kanë më shumë mundësi të sulmohen për shkak të sulmeve terroriste dhe nga trazirat civile i rendit vendet e rrezikshme për turistët me nivele, nga 1 në 4, nga më pak të rrezikshmet te më shumë.

Niveli 1 – Merrni masa normale

Niveli 2 – Shtoni masat e kujdesit

Niveli 3 – Mendohuni mirë për udhëtimin

Niveli 4 – Mos udhëtoni

Gjithsej janë 12 vende evropiane që janë renditur si të Nivelit 2, ku DASH i këshillon qytetarët amerikanë të bëjnë kujdes. Ndërsa gjithë vendet e tjera janë të Nivelit 1, ku këshillohen të marrin masa normale. Të nivelit tre dhe katër, nuk ka asnjë (përveç disa zonave në Rusi).

  1. Bosnja dhe Hercegovina – Niveli 2; SHBA u kërkon qytetarëve të bëjnë kujdes për shkak të terrorizmit të mundshëm dhe minave të fshehura në zona të ndryshme të vendit, që nga koha e luftës.
  2. Gjermani, Niveli 2 – Shtoni masat e kujdesit. Që nga viti 2015 ka pasur 13 sulme terroriste.
  3. Serbi – Niveli 2: SHBA u kërkon amerikanëve të bëjnë kujdes në Serbi për shkak të nivelit të lartë të krimit, dhunës në bashkëpunim me krimin e organizuar, që përfshijnë edhe vrasje me autobomba. Në vitin 2016, një serb vrau pesë veta dhe plagosi 22 të tjerë në një kafene në Sitiste.
  4. Itali, Niveli 2 . Për shkak të numrit të lartë të turistëve perëndimorë, Italia mund të bjerë pre e sulmeve terroriste, si dhe Vatikani dhe Roma kanë marrë shpesh kërcënime nga ISIS
  5. Ukrainë – Niveli 2; Qytetarët amerikanë duhet të bëjnë kujdes në Ukrainë për shkak të krimit, trazirave civile dhe demonstratave që ndodhin gjatë zgjedhjeve, si dhe të mos shkojnë në Krime, ku kryhen arrestime në mënyrë arbitrare nga forcat pro-ruse; si dhe për shkak të konflikteve në Doneck dhe Luhansk
  6. Spanjë Niveli 2. Pas sulmit terrorist në Barcelonë, në gusht të vitit 2017, SHBA i këshillon udhëtarët të bëjnë kujdes në Spanjë, pasi terroristët mund të planifikojnë sulme
  7. Belgjikë – Niveli 2, SHBA këshillon të bëhet kujdes për shkak të sulmeve terroriste që kanë ndodhur. Që nga viti 2014 ka pasur 7 të tilla.
  8. Francë – Niveli 2, SHBA këshillon udhëtarët të bëjnë kujdes për shkak të terrorizmit por dhe të trazirave civile.
  9. Rusi – Niveli 2: DASH u kërkon qytetarëve të bëjnë kujdes nga krimi, terrorizmi dhe zbatimi i ligjit në mënyrë të njëanshme. Disa zona të Rusisë janë madje të nivelit 4, si Rajoni Verior i Kaukazit, Çeçenia dhe Krimea.
  10. Holandë – Niveli 2, SHBA i këshillon qytetarët që të bëjnë kujdes në Holandë, pasi në mars të vitit 2019, një terrorist vrau tre veta dhe sulmoi pesë të tjerë në një tramvaj.
  11. Britani, Niveli 2 – SHBA kërkon të bëhet kujdes për shkak të sulmeve terroriste që mund të ndodhin, si dhe për shkak të sulmeve të izoluara nga disidentët e Irlandës së Veriut. Në vitin 2017 kanë pasur disa sulme të nivelit të lartë, si bomba në Arenën e Mançesterit, dhe sulmi te koncerti i Ariana Grandez, që la 22 të vdekur. Në qershor, një sulm me furgon dhe me thika vrau 8 veta dhe plagosi 48 të tjera. Të dyja sulmet u morën përsipër nga ISIS. Në Janar, disidentë nga Ushtria Republikane Irlandeze vendosën një autobombë jashtë një gjykate në Londonderi, por nuk pati viktima.
  12. Danimarkë, Niveli 2 – SHBA sugjeron që amerikanët të bëjnë kujdes pasi terroristët mund të jenë duke organizuar vazhdimisht sulme. Në vitin 2015 pati të shtëna për dy ditë rresht nga një terrorist i ISIS-it. Njëra ndodhi në një ekspozitë arti, tjetra jashtë Sinagogës së qytetit.
  13. Shqipëria, Niveli 1- Për gjithë vendet e tjera, përfshi Shqipërinë, këshillohet kujdes normal. Për Shqipërinë, sugjerohet të shmangen udhëtimet në Lazarat.
  14. Moldavi, Niveli 1 – Këshillohen të bëjnë kujdes në Transnistri, një zonë që ka deklaruar shkëputjen nga Moldavia dhe mbetet në konflikt me qeverinë.

Për vendet e tjera të Nivelit 1, SHBA thotë se nuk ka ndonjë paralajmërim specifik: Poloni, Rumani, Greqi, Çeki, Portugali, Suedi, Hungari, Bjellorusi, Austri, Zvicër, Bullgari, Finlandë, Sllovaki, Norvegji, Irlandë, Kroaci, Lituani, Maqedoni e Veriut, Slloveni, Letoni, Estoni, Mal i Zi, Luksemburg, Maltë, Islandë, Andora./tch.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme