Jeremiq në Anamoravë tregon “ç’duhet bërë” me Kosovën

Kryetari i Partisë Popullore (opozitare në Serbi), Vuk Jeremiqi po qëndron në Kosovë. Ai mbrëmë ka vizituar komunën e Pasjanit, ndërsa sot po qëndron në Manastirin e Deçanit, njofton agjencia serbe lajmeve FoNet.

Nga Pasjani, Jeremiqi, me mesazhe politike dhe nacionaliste serbe, ka folur kundër Kosovës.

Duke qenë në opozitë, ai e ka përdorur Kosovën nga trualli i saj për ta akuzuar presidentin aktual serb Alksandar Vuçiq i cili, sipas tij, po përgatitet “ta shesë Kosovën”.

“Vuçiqi nuk guxon të arrijë marrëveshje për kufijtë Serbi- Kosovë pasi që kështu do të krijohet Shqipëria e madhe, më së largu brenda 10 vjetësh”, ka paraparë ai në takim me disa ithtarë të partisë së tij në Pasjan, transmeton Koha.net.

Sipas Jeremiqit, pa nënshkrimin e Serbisë Kosova nuk mund të ketë pavarësi , ndërsa ka shtuar se “Vuçiqi do ta vërë këtë nënshkrim për ta vazhduar pushtetin dhe plaçkitjen në Serbi”.

Lista Serbe, duke reaguar për vizitën e Jeremiqit në Kosovë ka thënë se “shqiptarët në Anamoravë ia hapen dyert dhe e pritën Vuk Jeremiqin në një restorant të Gjilanit”.

Nuk dihet nëse Jeremiqi vizitën në Pasjan e në Deçan e ka realizuar me apo pa leje të Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme