Flet djali i gruas qe vdiq pasi e hodhen nga vetura

Dy javë më parë, ishte ditë tragjike për 54-vjeçaren H.D nga Rahoveci.

Ajo së pari dyshohet se u rrah nga bashkëshorti i saj, I.H dhe pastaj rrugës për në spital u hodh nga vetura, çka i shkaktoi lëndime të rënda.

këtë, ajo deri të shtunën ishte duke u trajtuar në mjekimin intensiv në QKUK. E mbrëmë ka vdekur, shkaku i lëndimeve të rënda.

Djali i së ndjerës, i cili nuk ka dashur që t’i zbulohet identiteti ka treguar për ditën kur ishte dërguar nëna e tij në spital.

Ai tregon se ka parë shenja gjaku në oborrin e shtëpisë, të cilat ishin munduar të fshihen duke u pastruar.

Sipas familjarëve, viktima ishte keqtrajtuar për vite me radhë nga bashkëshorti dhe se ai ishte gjithmonë nën ndikim të alkoolit.

Në disa foto të siguruara nga KTV-ja shihet trupi i viktimës me shenja, që dyshohen të jenë të shkaktuara nga dhuna e bashkëshortit.

Ekipi i Kohavisionit dhe gazetës Koha Ditore, kanë shkuar edhe te familja e I.H, i cili gjendet në paraburgim, por djemtë e tij nga një martesë tjetër, disa herë kanë kërcënuar ekipet duke penguar të kryejnë punën.

Madje, ata kanë përcjellë vazhdimisht pas veturën e televizionit, për çka është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

SSHKUK-ja ka konfirmuar se viktima dyshohet se është shtyrë dhe hedhur nga vetura nga burri i saj.

H.D nga Rahoveci, ka vdekur të shtunën pas dy javësh trajtim në QKUK. E ndjera u varros të dielën në Rahovec.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme