Viktima dyshohet se u rrah e pastaj u hodh jashtë veturës nga bashkëshorti

Në shtëpinë, në fshatin Neprebishtë të Suharekës, ku 54-vjeçarja A.D. ka kaluar mbi 20 vjet martesë, të dielën nuk është parë asgjë e pazakonshme. As karrige me peshqir e letër njoftuese se dikush ka vdekur nuk janë vendosur, siç rëndom ndodh kur në një familje vdes dikush, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në oborrin e shtëpisë dykatëshe, të ndërtuar me blloka dhe e pafasaduar nga jashtë, rreth orës 12:00 të ditës së diel, gjendeshin tre djemtë e burrit I.H., që dyshohet që i shkaktoi dhunë, nga e cila ka vdekur bashkëshortja e tij. Babai i tyre është në burg. Të tre djemtë nuk duan të flasin për mediet e Grupit KOHA.

Dyshimet se dhuna që ia ka shkaktuar babai i tyre gruas së tij i konsiderojnë “çështje familjare”. Kërkojnë që asgjë të mos publikohet. Thonë se po kalojnë ditë të rënda pasi që “u ka vdekur nëna”. Askush, sipas tyre, nuk e di të vërtetën.

“Veç burrë e gru që janë kanë në kerr e dinë çka ka ndodhur”, ka thënë njëri nga ta.

Banorët e fshatit i kanë thënë gazetës se tre djemtë që ishin në shtëpi nuk janë fëmijët e viktimës. Sipas tyre, ata janë të martesës së parë të të dyshuarit I.H. Bashkëshortja e parë, sipas tyre, e kishte braktisur. Bashkëshortja e dytë, së cilës dyshohet se i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, ka lindur dy djem të tjerë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme