Italiani Francesco Galdeli, i akuzuar se prezantohej si George Clooney për të promovuar një markë të veçantë veshjesh, u arrestua së bashku me gruan e tij, Vanja Goffi, në Tajlandë pas disa vitesh ikje.
Galdeli (58) dhe Goffi (45) ishin në listën e kuqe të Interpolit qe nga viti 2013.
Aktori amerikan i paditi ata, dhe në gjyqin në Itali në vitin 2010, ai dëshmoi kundër tyre dhe tha se ata përdorën rrejshëm emrin e tij për të reklamuar biznesin e modës, transmeton KosovaPress.
Ata gjithashtu akuzohen për një numër mashtrimesh të tjera në Itali.
Çifti u arratis nga vendi i tyre për t’i shpëtuar arrestimit, dhe pas grabitjeve famëkeqe të bankave të SHBA-së ata u quajtën Boni dhe Clyde italian.
Ata jetonin në Tajlandë nga shitja në internet e orëve të rreme Rolex.
Divizioni i Tajlandës për Parandalimin e Krimit tha se Francesco Galdeli u arrestua të shtunën pranë qytetit Pattaya, me dyshimin për qëndrim të paligjshëm në vend, ndërsa Vanja Gofi u arrestua me dyshimin për tejkalim të afatit të vizës.