Përgjimet e reja të Gazetës BILD , Rama i implikuar direkt në blerje të votave

Gazeta më e madhe gjermane “BILD” ka vazhduar publikimin e përgjimeve të tjera që e lidhin Qeverinë e Shqipërisë, respektivisht Kryeministrin Edi Rama me vjedhjen masive të Votës së shqiptarëve në vitin 2017

Në përgjimin e pestë BILD ka publikuar  dialogun në mes Arben Keshit drejtor në Ministrinë e Brendshme dhe dy persona të tjerë, ku njëri ankohet se nuk i ka marrë paratë për votat.

Kësaj here gazetari gjerman ka publikuar një video ku dëgjohet zëri i vetë kryeministrit Edi Rama, i cili flet me një drejtues të Ministrisë së Brendshme (Arben Keshi) në lidhje me zgjedhjet në qarkun e Dibrës.

Rama dëgjohet t’i thotë drejtorit Keshi nëse janë realizuar objektivat. Kryeministri e pyet disa herë Arben Keshin në lidhje me “objektivin” pa specifikuar se cili është. Më tutje Rama e pyet drejtorin e Ministrisë mbi një sherr që ka patur me disa demokratë dhe ish deputetin Flamur Noka.

Edi Rama: Hë mo si duket.

Arben Keshi: Mirë te pritshmërie jemi.

Edi Rama: E ke realizuar objektivin thua?

Arben Keshi: Them që po. Tani me pjesën e atyre komisionerëve, e kemi realizuar.

Edi Rama: Ashtu ëëë?

Arben Keshi: Po them që po.

Edi Rama: Po ata maskarenjt kishin bëërë presione me thanë?

Arben Keshi: Po deshën të me kapnian mua, por ajo ndodhi pas dy minutash që unë u futa te stafi, se po me pritshin te hoteli ku fleja.

Edi Rama: Ç
farëe do të bëshin ty ata?

Arben Keshi: Ishin ja 50 veta. Ishte kjo pjesa e presionit, me goditje me kështu. Ai është legen, ai Flamur Noka është…

Edi Rama: Po ku ta del dot ty Flamur Noka more.

Arben Keshi: Dhe ky djali sa doli, sa më la mua, dhe ata kujtuan se jam dhe unë në makinë. Ishin 50 veta, jo se bënë ndonjë gjë, e goditën, por problemi është se ikën dhe si kapën dot.

Edi Rama: Më mirë, mo u hap, çi do sherret. Nigjo, ti mendon që e kemi realizuar objektivin ëë?

Arben Keshi: Unë them që po. Mund të lëvizë pak ose me shumë. Por nga ata që na kanë thënë komisionerët, jemi me pritshmëri të mëdha.

Edi Rama: Komisionerët i ke pas top apo jo?

Arben Keshi: Po, po. Ne rregull i kam pas.

Edi Rama: Mirë vllai!

Arben Keshi: Ishallah! Mirë faleminderit.

Edi Rama: Hajde ciao, ciao!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme