Qeveria kroate u përpoq të ushtrojë presion ndaj punëdhënësve për të rritur kuotat për pranimin e punëtorëve të huaj, pasi mori paralajmërime se sezoni turistik ishte në rrezik.
Qeveria kroate miratoi të mërkurën kuota të larta për punëtorët e huaj, si 2000 leje pune për industrinë e turizmit dhe 1000 për sektorin e ndërtimit.
Mundësia e një leje shtesë prej 1000 sosh është diskutuar në rast mungese së fuqisë punëtore vendase në të dy sektorët.
Vendimi erdhi pasi punëdhënësit paralajmëruan se sezoni turistik ishte në rrezik dhe se 5000 vende pune ishin të lira, kryesisht në turizëm dhe ndërtim.
“Kuotat janë vija e fundit e mbrojtjes”, ka thënë ministri i Punës Marko Paviç para mbledhjes së Qeverisë, duke shtuar se ekzekutivi po planifikonte të hidhte plotësisht sistemin e kuotave.
Në të ardhmen, të gjithë punëdhënësit, megjithatë, duhet të kërkojnë punonjës së pari përmes Shërbimit Kroat të Punësimit (HZZ), para se të kërkojnë një punëtor jashtë vendit.
“Ne po planifikojmë të heqim kuotat por me një detyrim [për punëdhënësit] së pari të kërkojmë punëtor në tregun e brendshëm dhe t’i paguajmë [ata] në mënyrë të drejtë. Gati tre të katërtat e kompanive që kërkojnë leje për të huajt nuk i kërkuan ato në HZZ”, ka thënë Paviç.
Kërkesa për punëtorë, veçanërisht në turizëm, po rritet çdo vit.
Qeveria në dhjetor të vitit 2018 caktoi një kuotë totale vjetore të lejeve të punësimit për të huajt me 65.100 leje.