Zëvendësministri i Mbrojtjes, Agim Çeku e ka konfirmuar shkarkimin që ia ka bërë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
“Në mëngjes kryetari më ka njoftuar se më nuk do të jem në këtë pozitë dhe unë më nuk jam zëvendësministër i Mbrojtjes”, tha ai për Gazeta Blic.
Ndryshe, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka thënë se askush nga PDK që ka aktakuza të ngritura, nuk do të mbajë pozita shtetërore e as partiake.