Është gjetur trupi i pajetë i futbollistes, Florijana Ismaili, raporton Corriere di Como.
Sipas këtyre raportimeve thuhet se ajo është gjetur në Liqenin Como, në një thellësi prej 204 metrash, jo larg pikës ku 24 vjeçarja ishte zhdukur të shtunën e kaluar, në zonën Musso, transmeton Koha.net.
Ismaili ishte kapitene e ekipit zviceran Young Boys në futboll, si dhe përfaqësuese e Kombëtares së Zvicrës.