Surroi: Misionet fluturuese ndërkombëtare nuk mund të japin zgjidhje

Idetë për korrigjim të kufirit ose shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë serioze, tha analisti dhe publicisti Veton Surroi. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai theksoi se legjitimiteti i këtyre ideve në rrafshin ndërkombëtar në masë të madhe ka vdekur.

Por analisti kosovar, i cili ka publikuar disa shkrime për situatën në Shqipëri, foli edhe për krizën politike në vendin tonë.

“Është për të ardhur keq që ekziston një polarizim i tillë në Shqipëri, ekziston një mungesë përbashkësie ndaj një ideje të avancimit të shtetit. Kemi të bëjmë me pikëpyetje për legjitimitetin e demokracisë në Shqipëri. Por për fat të keq po shtrohet në diskutim edhe legjitimiteti i shtetit dhe institucioneve. Kjo gjendje tejkalohet me një përbashkësi përmes një dialogu, me një kornizë më të gjerë, që analizon jo vetëm zgjedhjet, por edhe shtetin si të tillë, çka është e nevojshme të ndryshohet në kornizën kushtetuese apo ligjet zgjedhore. Kjo më pas do prodhojë një dialog autentik, një ide të një Shqipërie europiane. Nuk mundet që çdo cikël zgjedhor të prodhojë dilemën e vitit 1989, pse shqiptarët të jenë të vetmit në Europë që vënë në pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve të tyre,” tha Surroi.

I pyetur se nga mund të vijë zgjidhja, Surroi tha: “Unë mendoj se duhet të ketë një vullnet autentik të shqiptarëve, të palëve politike, të shoqërisë civile, të figurave intelektuale, që duhet të marrin pjesë në një aktivitet që u përket shqiptarëve, nuk është çështje e misioneve fluturuese ndërkombëtare, që vijnë dhe japin zgjidhje të shpejta dhe largohen. Me ato zgjidhje duhet të jetojnë shqiptarët”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme