Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Ursula von der Leyen, 60-vjeçarja e CDU, do të jetë kandidatja zyrtare për presidente të Komisionit Europian. Këtë e bëri të ditur presidenti i Këshillit, Donald Tusk, në një njoftim online.
Ministrja gjermane do jetë e para grua në krye të BE-së. Ajo është një e besuar e kancelares Angela Merkel, raporton BILD. Megjithatë, sipas diplomatëve të BE, ajo u pranua nga presidenti francez, Emmanuel Macron si kandidate kompromisi.
Emri i saj duhet të miratohet nga Parlamenti Europian.
Sipas BILD, kryeministri belg, Charles Michel do të bëhet president i Këshillit, kurse presidentja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde do jetë presidentja e Bankës Qendrore Europiane.
Ndërkohë sipas BILD, president i Parlamentit Europian do të bëhet gjermani Manfred Weber për gjysmën e mandatit. Gjysmën tjetër do e drejtojë këtë parlament bullgari Sergei Stanishev.
Favorit për të zënë postin e lënë nga Federica Mogherini si kryediplomate e BE, do të jetë ministri i Jashtëm spanjoll, Josep Borrell.