Dacic tjetër goditje Kosovës: Peru ngriu vendimin e pranimit të Kosovës shtet

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, deklaroi se Peru ka ngrirë vendimin e pranimit të pavarësisë së Kosovës, kështu që më nuk mund të llogaritet si vend që mbështetë Prishtinën, sipas tij shefit të diplomacisë serbe, transmeton Gazeta Metro.

Dacic që është në një turne diplomatike në vendet e Amerikës jugore, pas takimit me Ministrin e Jashtëm të Perusë, Nestor Bardales, u mundua të vendosë fushatën e tij për mohimin e njohjeve të Kosovës si pikë e dytë duke deklaruar se “çështja e Kosovës nuk është pika kryesore për të cilën duhet biseduar, por marrëdhënia jonë strategjike dhe prania jonë në rajon e nga miqësi e tillë do të arrihet dhe qëndrim më miqësor rreth çështjes së Kosovës ”.

Ai iu kujtoi mikpritësve Peruan se Jugosllavia e atëhershme kishte marrëdhënie të shkëlqyeshme me ta. Dacic vlerësoi se ngecja në marrëdhëniet mes dy shteteve mike, rezultoi me njohjen e Kosovës nga Peru. Ai deklaroi se është në interes të Serbisë ri vendosja e marrëdhënieve me Peru. Ai kujtoi edhe pse pranimi ndodhi, shteti amerikano jugor voton kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare si UNESCO dhe Interpol, po ashtu kujtoi se Kosova e Peru nuk kanë vendosur marrëdhënie diplomatike.

Ivica Dacic kujtoi edhe se Peru do të udhëheqë Këshillin e Sigurisë të OKB’së në korrik kështu që serbët mund të llogarisin në përkrahjen e tyre të hapur në këtë institucion.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme