Ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan ka thënë sot se Palestina nuk do të votojë për pranimin e Kosovës në Interpol në takimin e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të organizatës botërore të policisë, raporton KTV.
Ai në një takim me sekretarin shtetëror të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, ka siguruar se qëndrimin i qeverisë palestineze kundër njohjes së Kosovës nuk do të ndryshojë.
Territori palestinez u pranua me të drejta të plota në Interpol në shtator 2017.