Krijuesit e aksesorëve janë duke e ndjekur industrinë automobilistike në çdo hap, pasi ajo është duke u rritur me shpejtësi dhe si duket të gjithë e kanë kuptuar se kjo është një e mirë e pafund për të bërë para.
Kompania Awain Helsinki ka prodhuar çelësa ekskluziv për makinat luksoze, si Bentley, Bugatti, Aston Martin, Lamborghini, McLaren, Maybach, Rolls Royce, Porsche e Mercedes- Benz, por kjo kompani pranon edhe porosi nga markat tjera, transmeton koha.net.
Awain Helsinki ka krijuar një çelës të kombinuar nga druri, ari i bardhë e 1,360 diamante 20 karat e i cili quhet Srenity e që janë prodhuar vetëm 20 të tillë e me një çmim prej 89 mijë eurosh.
Awain ofron një seri çelësash të cilat janë prej ari të bardhë, verdhë apo të kuq, e me lëkurë të veçantë e 354 diamante të 3.6 karatëve të cilat kanë një çmim fillestar prej 49 mijë euro.
Çelësi më i shtrenjtë i tyre është Phantom i cili ka një çmim prej 500 mijë eurosh, e sipas tyre është unik e ka 34,50 diamante piramidal e të rrumbullakët.