Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka deklaruar se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme këtë vit.Ai ka thënë se koalicioni qeverisës është stabil dhe duhet t’i përfundojë çështjet e hapura me Serbinë.>
Megjithatë, Haradinaj ka deklaruar se opozita mund ta rrëzojë qeverinë kurdo që t’i ketë numrat.
“Përderisa ne nuk kemi as një temë të hapur brenda partnerëve të koalicionit unë e konsideroj këtë koalicion stabil. Jemi këtu dhe në çdo situatë që opozita i bënë numrat le të veprojë”, është shprehur Haradinaj për “Epoka e Re”.
Ai ka vlerësuar se AAK-ja është në situatën më të mirë të mundshme dhe, sipas tij, mobilizimi i strukturave dhe vendimet e qeverisë kanë bërë që kjo parti të ketë mbështetje të madhe popullore.
Daut Haradinaj nuk ka dashur ta komentojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ekipin negociator, por ka thënë se është i nevojshëm uniteti i brendshëm karshi Serbisë.