Zaev: Marrëdhëniet me Serbinë janë tradicionalisht të mira

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev konsideron se marrëdhëniet me Serbinë janë tradicionalisht të mira, dhe se lëvizin në linjë të epërme, si dhe se ftesa e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në hapjen e autostradës së re afër Grykës së Gërdelicës paraqet konfirmim i këtyre qëndrimeve të tij.

“Me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq së shpejti do të fillojmë edhe një bashkëpunim në sferën e serviseve digjitale dhe ueb-faqeve të qeverisë”, deklaroi Zaev në bisedë për numrin e nesërm të gazetës “Politika”.

Sipas tij, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë qëllime të njejta, mes të cilave, siç tha, më të rëndësishmet janë arritja dhe rrënjosja e vlerave evropiane, që, sipas tij, vetëm do të intensifikohet në periudhën në vijim.

Duke i komentuar dyshimet se liderët perëndimorë nuk i përmbushën premtimet e tyre kur është në pyetje perspektiva evropiane e vendit, Zaev thotë se në Raportin e KE-së për këtë vit Maqedonia e Veriut është “shembull i shkëlqyer” dhe se posaçërisht është shënuar se Marrëveshja e Prespës paraqet shembull për zgjidhje të kontesteve në rajon, por edhe më gjerë.

Kryeministri Zaev konsideron se opinioni demokratik ndërkombëtar është njejtë i vetëdijshëm për nevojën e “mbajtjes së fokusit në zgjerimet tek të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”.

“Obligim i të gjitha shteteve të cilat janë pjesë e BE-së dhe atyre të cilat kanë aspirata për hyrje, është të përpiqen me forca të përbashkëta ta mbështesin procesin e integrimit të tërë rajonit dhe se vetëm kjo mund të sjellë dhe të mirëmbajë paqe, stabilitet dhe perspektivë më të mirë për të gjithë”, thotë Zaev në bisedë për gazetën “Politika”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme