“Terminatori” i Republikës Demokratike të Kongos shpallet fajtor për krime lufte

Ish-lideri i rebelëve në Republikën Demokratike të Kongos është shpallur fajtor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata Ndërkombëtare.

Bosco Ntaganda i njohur me nofkën “Terminatori”, është dënuar për vrasjen, dhunimin dhe rekrutimin e fëmijëve si ushtarë. Avokatët e tij argumentuan se Ntaganda ishte viktimë pasi edhe vetë u rekrutua si fëmijë, transmeton KTV.

Ai bëhet personi i katërt që dënohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve që prej krijimit në vitin 2002.

U dorëzua në ambasadën amerikane në Kongo gjatë vitit 2013 shkaku i rrezikut pasi humbi pushtetin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme