Ambasadori i Gjermanisë: Presim nga Serbia ta pranojnë gjenocidin në Srebrenicë

Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Thomas Shieb ka thënë se qëndrimi i Gjermanisë dhe anëtarëve të tjerë të Bashkimit Europian (BE) është se në vitin 1995 në Srebrenicë është kryer gjenocid dhe pret që Serbia të marrë një qëndrim të tillë.


Ambasadori i Gjermanisë në Beograd ka zgedhur qytetin e Novi Pazarit, që banohet me shumicë bosnjake për të deklaruar se për rastin e përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë, se “Gjermania konsideron padiskutim se rasti në Srebernicë është jetë një gjenocid dhe se si i tillë kualifikohet gjykatën e Hagës dhe Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

“Masakra e Srebrenicës është një nga krimet më monstruoze të shekullit të 20’të. Qëndrimi i Gjermanisë, dhe shtetet e tjera anëtare të BE’së, është se ai ishte një gjenocid. Ne presim që Serbia të marrë të njëjtin vendim dhe mendim”, ka thënë Ambasadori gjerman Shieb.

Diplomati ka folur edhe për Kosovën. Ambasadori Shieb ka theksuar se dhe ripërsëritur se taksa 100% e futur ndaj produkteve serbe tnga Qeveria e Ramush Haradinajt është pengesa kryesore për rifillimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, dhe për këtë arsye nuk e di se kur negociatat do të mund të rifillojë, transmeton Gazeta Metro.

Ai ka shtuar se Gjermania dhe Franca po përpiqen së bashku për të rinovuar bisedimet dhe se Qeveria në Berlin disa herë ka kërkuar nga Qeveria në Prishtinë të heqë taksën 100% ndaj prodhimeve serbe, dhe ti rikthehet normalitetit diplomatik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme