Çifti 71 vjet të martuar vdesin në një ditë

Ata kishin 71 vite që ishin martuar, dhe ikën nga kjo botë në një ditë. Bëhet fjalë për çiftin Herbert DeLaigle, 94-vjeçar, dhe Frances Delaigle, 88-vjeçare, transmeton Shqip.

Ata u ndanë nga jeta të premten e kaluar, në të njëjtën ditë, vetëm me 12 orë diferencë. Dashuria e tyre nisi shtatë dekada më parë në një kafene të Britanisë.

“Frances punonte në një kafene të vogël. E shihja atë duke hyrë dhe duke dalë dhe ia vura syrin. Më në fund e gjeta guximin për t’i kërkuar takim”, kishte thënë plaku Herbert në një intervistë të realizuar vitin e kaluar.

Gjatë kësaj interviste, ai tregoi se në takimin e parë me të dashurën kishte vendosur të shkonte në kinema, ndërsa pas një viti i kishte bërë propozim për martesë. Ata kishin qëndruar për gjashtë vjet në Gjermani, sepse burri shërbente si ushtar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme