Mustafa: LDK nuk pranon Qeveri Teknike, vetëm zgjedhjet e reja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka deklaruar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja dhe se nuk pranon Qeveri Teknike, shkruan Gazeta Metro.


Mustafa pas mbledhjes së mbajtur me kryesinë e LDK,së, ka deklaruar se qëndrimi zyrtar i partisë që ai e udhëheq janë zgjedhjet e përgjithshme dhe se nuk pranojnë të futen në një Qeveri Teknike.

“Nuk pranojmë të futemi në Qeveri Teknike, madje është fyerje për LDK’në, ne pranojmë vetëm zgjedhjet e reja nga kjo situatë e krijuar”, tha Mustafa.

Mustafa tha po ashtu se kjo Qeveri është dashur moti të shkojë në zgjedhje, ai ka thënë se pret tani një takim me partitë e tjera për të diskutuar për datën e zgjedhjeve.

Krejt në fund ka thënë se LDK pavarësisht procesit të brendshëm zgjedhor të saj, ata janë gati për zgjedhje të përgjithshme pasi është edhe një kërkesë e hershme dhe vazhdueshme e tyre.

Kujtojmë se kryeministri në ikje Ramush Haradinaj sot gjatë ditës dha dorëheqje pas ftesës së bërë nga Gjykata Speciale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme