Vuçiq: Dorëheqja e Haradinajt është mashtrim politik

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, duke e quajtur vendimin e tij “mashtrim politik”.

Siç raporton agjencia e lajmeve FoNet, Vuçiqi sot para mediave tha se “dorëheqja e Haradinajt është mashtrim politik për të fituar më shumë popullaritet, por, Serbia duhet të tregojë maturi, qetësi e s’duhet të reagojë me eufori”, transmeton Koha.net.

Vuçiqi në një konferencë për media tha se i kupton pritjet e serbëve për drejtësi, dhe thirrjen nga Specialja që Haradinaj të shkojë si i dyshuar për krime lufte.

“Nuk ka asnjë arsye për gëzim dhe eufori, sepse gjithçka duhet parë në aspekt tjetër, të shohim faktet dhe pasojat që vijnë pas atij akti”, tha Vuçiqi.

Vuçiqi e konsideron, gjithnjë sipas FoNet, të rëndësishme se si do të jenë në të ardhmen marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë. E sipas tij, bashkësia ndërkombëtare tash do të pozicionohet më shumë nga Serbia sepse, siç tha Vuçiqi, “pozita e tyre në Kosovë tash sigurisht është më e vështirë”.

Vuçiçi në konferencë për media ka folur edhe për taksën.

Ka thënë, se me të dhënë dorëheqje Haradinaj do të ishte mirë ta hiqte edhe taksën, përndryshe, s’ka kuptim dialogu Kosovë-Serbi.

“Nëse bashkësia ndërkombëtare s’i bën presion Kosovës për heqje të taksës, atëherë s’ka mbetur asgjë për bisedime në Bruskel”, tha ai.

Presidenti serb ka rikujtuar se Dhomat e Specializuara në Hagë të formuara për të iniciuar rastet e dyshuara për krime lufte, funksionojnë sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, të cilën Serbia nuk e njeh.

Haradinaj, theksoi Vuçiq, do të shkojë në Hagë javën e ardhshme, do të qëndrojë atje një apo dy ditë dhe do të provojë “të kthehet si hero”, marrë parasysh faktin se Kosova, sipas Vuçiqit do të shkojë në zgjedhje në shtator apo në tetor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme