Shkrimtarja dhe botuesja Majlinda Rama me dy autorët e saj, Akademik Ali Aliun dhe Kim Mehmetin

Shtëpia Botuese “Agora”, me seli në Tiranë është nga më të rejat në botën e letrave shqiptare. Dhe ajo erdhi disi ‘zhurmshëm’, kështu që brenda pak muajve veprimtaria botuese, arriti të fitojë dy çmime kombëtare.

Në vetëm pak muaj veprimtari, kjo shtëpi botuese ka botuar librat e akademik Ali Aliut, shkrimtarit Kim Mehmeti, studiuesit Nasho Jorgaqi, shkrimtares Majlinda Nana Rama dhe studiueses Klara Kodra.

Ndërkohë shkrimtarja dhe pronarja e kësaj shtëpie botuese Majlinda Rama nuk ndalet dhe pohon se është në rrugë të mbarë që me disa emra të njohur të letërsisë sonë, të nënshkruaj edhe kontrata afatgjate, për t’i pasur ata autorë ekskluziv të SH. B. ‘Agora’.

Para disa ditësh ajo ka pasur një takim pune me Akademik Ali Aliun dhe shkrimtarin Kim Mehmeti, me të cilët ka arritur marrëveshje për botimin e një kompleti librash me studime letrare të Ali Aliu dhe një roman të Kim Mehmetit.

Përndryshe, pas shitjes së menjëhershme të librit “LUTJET E MESNATËS” të shkrimtarit të njohu Kim Mehmeti, Shtëpia Botuese “AGORA” nxori botimin e dytë të tij që tani më ka dal në shitje.

Ka dal nga shtypi edhe botimi i dytë i librit “ARZOE” i shkrimtares Majlinda Nana Rama. Një libër që lexohet me një frymë dhe në të cilin, Arzoe – protagonistja misterioze na çon drejt vetvetes!

Pra, shkrimtarja dhe botuesja Majlinda Rama dëshmon se suksesi është i garantuar nëse librit i jepet rëndësia e duhur dhe nëse nuk ngatërrohen letërsia e mirëfilltë me librat rreth të cilëve çohet shumë zhurmë mediatike dhe që i ‘hanë’ tregu, por që i ‘vjellë’ koha.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme