Irani publikon pamjet e konfiskimit të anijes britanike (VIDEO)

Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) ka publikuar një video që tregon momentin kur operativët e saj kapën anijen me naftë ,Stena Imperon, me flamurin e Britanisë së Madhe. IRGC pretendon se një fregatë britanike u përpoq të ndërhyjë, por dështoi.

Pamjet u publikuan nga forcat iraniane të shtunën, një ditë pasi kapjes së tankes, njofton Klan Kosova.

Videoja tregon momentin e operacionit, kur motobarkat e shpejta të IRGC rrethuan anijen, e cila me sa duket po vinte përpara në shpejtësi të plotë. Forca detare u mbështet nga një helikopter ushtarak, i cili vendosi një ekip sulmues në kuvertën e cisternës.

Anija përfundimisht u ndal dhe më pas u shoqërua në breg. Irani këmbëngul se konfiskimi u shkaktua nga dështimi i Stena Imperos për t’iu përgjigjur një thirrjeje nga një anije peshkimi iraniane.

IRGC gjithashtu pohoi se një fregatë britanike u përpoq t’i parandalonte ata nga kapja e anijes britanike Stena Impero.

Zëdhënësi i saj gjeneral brigaderi Ramezan Sharif tha se pavarësisht nga “rezistenca dhe ndërhyrja” e luftanijeve, forcat iraniane arritën të sjellin anijen cisternë në brigjet e vendit.

Deri tani nuk ka pasur asnjë koment nga Mbretëria e Bashkuar për këtë.

Megjithatë, sekretari britanik i Mbrojtjes Penny Mordaunt dje gjatë ditës tha se një anije e Marinës Mbretërore, HMS Montrose, ishte rreth 60 minuta larg nga anija-cisternë dhe nuk ishte në gjendje ta ndihmonte krejtësisht.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme