Ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja sot është nisur për në Hagë pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.
Këtë e lajm e ka konfirmuar vajza e tij, Trëndelina Buja përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social, Facebook.
Gjatë luftës, Shukri Buja ka qenë komandant i Zonës Operative të Nerodimes.