Një letër, e cila kërkon veprim urgjent për rastin Dehari, ka shkuar në drejtim të Transparency International, Human Right Watch dhe të Këshillit të Evropës nga shoqëria civile në Kosovë.
Ndër të tjera në këtë letër thuhet se shoqëria civile janë shtyrë të besojnë se ky rast ka dëshmuar mosbesimin ndaj sistemit të drejtësisë në Kosovë, duke nisur nga mënyra e arrestimit të Astrit Deharit deri te informatat kontradiktore të shpërndara nga zyrtarët e institucioneve përgjegjëse, transmeton Koha.net.
Në këtë letër, gjithashtu, thuhet se të drejtat njerëzore të Astrit Deharit janë shkelur nga fakti se ai vdiq në qendër paraburgimi dhe sistemi i drejtësisë nuk arriti të garantojë sigurinë e tij, që përkon me Nenin 2 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë letrën e dërguar nga shoqëria civile, bashkë me përkrahësit e kësaj letre:
THIRRJE URGJENTE PËR VEPRIM
Aktivistët e shoqërisë civile në Kosovë, të poshtënënshkruar, i bëjnë thirrje Amnesty International, Human Rights Watch dhe Këshillit të Evropës për të vepruar sa më parë në rastin e vdekjes tragjike dhe të dyshimtë të Astrit Deharit, një studenti të mjekësisë, 26 vjeçar dhe aktivist politik në Lëvizjen Vetëvendosje. Më 5 nëntor 2016, Dehari u gjet i vdekur në Qendrën e paraburgimit në Prizren.
Dehari u arrestua me dyshimet për akt/sulm terrorist ndaj ndërtesës së Parlamentit të Kosovës më 4 gusht 2016. Ai u mbajt për 68 ditë në paraburgim, pa akuzë zyrtare dhe pa u intervistuar nga Zyrja e Prokurorit.
Ne jemi të shtyer të besojmë se ky rast dëshmon mosbesimin ndaj sistemit të drejtësisë në Kosovë, nisur nga mënyrat se si është arrestuar Dehari, dhe njëherësh nga informatat kontradiktore mbi vdekjen e tij të bëra nga zyrtarët e institucioneve përgjegjëse, ku është mbajtë në paraburgim, meqë nuk respektuan procedurat standarde për raste të tilla. Kjo situatë ka shkaktuar alarm publik dhe frikë se rasti do të shkaktojë një presedan të rrezikshëm se si policia dhe sistemi i drejtësisë i trajton qytetarët e Kosovës.
P.sh dy nga tre anëtarët e komisionit të mjekoligjorëve janë pjesë e kompremetimeve dhe kanë precedentë mashtrimi dhe jo-profesionalizmi, që mbështet dyshimet tona në cilësinë si dhe në pa-anshmëritë e ekipeve “profesionale”.
Të drejtat njerëzore të Deharit janë shkelur nga fakti se sistemi i drejtësisë nuk arriti të garantojë sigurinë e tij përderisa mbahej në qendrën e paraburgimit që i bie të jetë është shkelje e Nenit 2 të Konventës Europiane për Të drejtat e Njeriut (ECHR).
Menjëherë pas vdekjes së konstatuar të Dehrit, informatat kontradiktore nga institucionet përgjegjëse të shtetit prejudikuan në mënyrë sistematike procesin hetues, që poashtu është shkelje e të drejtave për gjykim të drejtë, sipas Nenit 6 të Konventës. Për më tepër, rrjedhja e videopamjeve nga kamerat e sigurisë së burgut e kontaminon seriozisht procesin hulumtues dhe faktet. Ne konsiderojmë se me këtë gjë u shkel Neni 8 i Konventës Evropiane për të drejtat e Njeriut.
• Ne i bëjmë thirrje Amnesty International, Human Rights Watch dhe Këshillit të Evropës që të hulumtojë në mënyrë serioze këto shkelje të bëra në qendrat e paraburgimit në Kosovë.
• Ne i bëjmë thirrje këtyre organizatave që të përdorin instrumentet e tyre avokuese kundër keqpërdorimit të proceseve të drejtësisë në Kosovë.
• Ne i bëjmë thirrje këtyre institucioneve gardiane të të drejtave të njeriut që të thërrasin institucionet e Kosovës që menjëhere të fillojnë një proces transparent, të hapur dhe të pavarur hetimi për këtë rast.
Familja e Astrit Deharit, gruaja e tij dhe fëmija i Astritit që pritet të lindë, miqtë dhe qytetarët e Kosovës në përgjithësi kanë të drejtën e pakontestueshme për të mësuar të vërtetën.
Mirëpresim veprimin tuaj urgjent!
Lista e përkrahësve:
ARTPOLIS
Adriatik Kelmendi – Gazetar
Agon Maliqi – Publicist
Agron Demi – Aktivist i shoqërisë civile
Ardian Gola – Profesor
Avni Zogiani – Aktivist i shoqërisë civile
Ardiana Shala – Psikologe
Besa Luzha – Aktiviste e shoqërisë civile
Besa Luci – Publiciste
Bekim Lumi – Artist
Besa Neziri – Artiste
Besa Shahni – Analiste Politike
Dukagjin Pupovci- Ekspert i Arsimit
Eli Gashi – Aktiviste e shoqërisë civile
Eliza Hoxha – Arkitekte
Flaka Surroi – Publiciste
ETEA
Florina Duli – Aktiviste e shoqërisë civile
Grupi i Pavarur i Qytetarisë Aktive “Tjetërqysh” – Mitrovicë
Ilir Bajri – Artist
Igballe Rugova – Aktiviste e shoqërisë civile
Imer Mushkolaj – Gazetar
Ismet Kryezi – Aktivist i shoqërisë civile
Instituti për Kritikë dhe Emancipim
Jusuf Thaçi – Ekspert i arsimit
Kosova’s Organization of Medical Students
Klubi Politik i Studentëve
Krenar Shala – Aktivistë i shoqërisë civile
Linda Gusia – Profesoreshë
Leonora Shabani – Bajraktari – Aktiviste e shoqërisë civile
Lëvizja Studentore për Barazi: Studim Kritikë Veprim
Luljeta Demolli – Aktiviste e shoqërisë civile
Lumir Abdixhiku – Aktivist i shoqërisë civile
Rilind Gërvalla – Gazetar
Reforma Studentore
Samir Potera – Media
Shqipe Gjocaj – Aktiviste e shoqërisë civile
Safete Rugova- Aktiviste e shoqërisë civile
Paqja Studenti
USPE
Valbona Bajrami – Aktiviste e shoqërisë civile
Valdete Idrizi- Aktiviste e shoqërisë civile
Vesë Kelmendi – Aktiviste e shoqërisë civile
Visare Aliu – Artiste
Visare Gorani – Aktiviste e shoqërisë civile
Youth Initiative for Human Rights