Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Statistikat e Shkurorëzimeve në Kosovë 2018”.
Të dhënat në këtë publikim janë paraqitur sipas bazës së grumbullimit të të dhënave administrative për vitin 2018 nga Gjykatat Themelore të Kosovës, ku janë grumbulluar gjithsej 999 fleta statistikore për shkurorëzime SHK-1. Këto të dhëna tregojnë se në Kosovë në vitin 2018, janë raportuar të shkurorëzuar 999 çifte bashkëshorte.
Prej tyre, meshkuj të përkatësisë Shqiptar ishin 96.0% , Serb 0.3%, Turk 0.2% , Boshnjak 1.1% , Rom, Ashkali dhe Egjiptian 0.5% dhe të tjerë me 1.9 %.
Femrat e shkurorëzuara sipas përkatësisë etnike ishin: shqiptare 81.4% , Serbe 0.5% , Turke 0.3% , Boshnjake 1.2% ,Rome , Ashkalike dhe Egjiptiane 0.4% dhe të tjerë me 16.2%.
Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominonte viti i parë me 13.7%, viti i dytë me 11.1% dhe më pak se një vit 8.2 % e të shkurorëzuarve etj.
Shkurorëzimet sipas grup-moshave, dominonin femrat e moshës 25-29 vjeç me 234 shkurorëzime a kurse edhe tek meshkujt dominonte mosha 25-29 vjeç me 218 sish