Vuçiq i thotë Hahnit se Serbia është angazhuar për të ruajtur paqen në rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sonte në Beograd me komisionarin evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, me të cilin ka biseduar për ngecjet në dialogun me Prishtinën dhe situatën e krijuar pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Vuçiq falënderoi Hahnin për “angazhimin e tij për të zhbllokuar dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, teksa përsëriti se “Serbia mbetet e angazhuar në politikat e paqes dhe bashkëpunimit në mënyrë që të ruajë stabilitetin në rajon”.

Ndërsa, komisionari Hahn shprehu gatishmërinë e tij për të ndihmuar në arritjen e kushteve për vazhdimin e dialogut.

Ndryshe, Hahn ndodhet për vizitë në Beograd, ku nesër do të takohet edhe me kryeministren Ana Bërnabiq.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme