Mbyten sot 150 emigrantë në Detin Mesdhe njofton OKB’ja

Së paku 150 njerëz janë mbytur pasi anija e tyre u fundos afër bregdetit të Libisë sot, e ka konfirmuar njoftoi agjencia për refugjatë e OKB’së, UNHCR.


UNHCR ka shkruar në rrjetin social Twitter se fundosja e anijes ndodhi në bregdetin e Al-Khums, port në lindje, rreth 129 kilometra larg Tripolit.

Dega në Libi e IOM (Organizata Ndërkombëtare e Migrimit) po ashtu shkroi për incidentin, duke njoftuar se 145 prej tyre janë shpëtuar. Mendohet se në mesin e të mbyturve ka edhe fëmijë.

“Tragjedia më e rëndë në Mediteran këtë vit sapo ndodhi” ka thënë Filippo Grandi, Komisioneri i Lartë i OKB’së për UNHCR.

Çdo vit me mijëra emigrantë hyjnë në kufijtë e Libisë, si destinacioni i fundit para kalimit të Mesdheut, udhëtim i rrezikshëm për në Europë. Këta emigrantë shpesh shfrytëzohen nga trafikantë për shuma të mëdha ku i paketojnë në anije jo të përshtatshme për lundrim për një udhëtim të rrezikshëm.

IOM Libya@IOM_Libya

?

Update: survivors from the shipwreck, mainly Eritreans and Sudanese report some 250 were on the boat before it capsized off the coast of Khums after engine failure.
Among those feared drowned are women and children.

Survivors remain hours later at the disembarkation point.247:46 PM – Jul 25, 2019Twitter Ads info and privacy43 people are talking about this

Pa këto vdekje të sotme deri tani kanë vdekur së paku 686 migrantë në Detin Mesdhe këtë vit, njofton IOM.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme