Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë, Johannes Hahn ka refuzuar të përgjigjet për dorëheqjen e Ramush Haradinajt si kryeministër i Kosovës.
Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë, Johannes Hahn ka thënë se ekziston nevoja për një situatë të sqaruar politikisht në Kosovë është e nevojshme për vazhdimin e dialogut.
Hahn me këtë i është përgjigjur pyetjes nëse e shihte dorëheqjen e Ramush Haradinajt, nisjen e tij në Hagë dhe pastaj kthimin në aktivitete politike, si një manovër politike, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.
“Nuk do të ishte mirë të komentonim mbi zhvillimet e brendshme. Situata është e qartë, bazuar në njoftime të ndryshme së shpejti do të ketë zgjedhje që do të ndryshojnë situatën politike në Kosovë, e cila do të na mundësojë të rinisim dialogun. Për tango kërkohen dy persona”, citohet të ketë thënë Hahn.
“Kështu që shpresoj se kjo do të ndodhë në shtator, siç u njoftua”, ka thënë tutje Hahn.