Vetëdorëzohet në Polici burri që plagosi një tjetër dje në “Tregun e automjeteve”

Është vetëdorëzuar në Polici personi i cili plagosi një tjetër dje në “Tregun e automjeteve” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net, zëdhënësja për rajonin e Prishtinës në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 12:00, i dyshuari për plagosjen me armë zjarri të një personi në Tregun e Veturave është vetëdorëzuar në polici. Rasti është iniciuar si ‘tentim vrasje’”, ka thënë Ahmeti, teksa ka treguar se Policia është duke i ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme procedurale.

Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 07:30.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme