Një person në Fushë Kosovë ka tentuar t’i godasë policët e Kosovës me veturën e tij.
Dy policë janë tentuar të shkelen nga një person në Fushë Kosovë derisa këta të fundit janë munduar ta ndalnin për një kontrollim.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mabjtje.
“Raportohet se njësiti policor ka tentuar ta ndalojë një veturë me targa vendore, mirëpo drejtuesi i veturës ka tentuar t’i godasë policët. Pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.