Zëvendësministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, ka reaguar ndaj Lutfi Hazirit të LDK-së, i cili ka thënë Lidhja Demokratike e Kosovës ka vija të kuqe për PDK-në.
Koci i ka thënë Hazirit që të mos bëjë be rrejshëm, pasi ofertat për koalicione vetëm sa kanë filluar.
Ai tha se LDK disa herë ka vendosur vija të kuqe për PDK-në, e në fund ka dalë e kundërta.
“Impotenca politike e LDK-së! PDK, është e gatshme edhe e vetme, për 100 metërshin edhe për maratonë! Sa e sa herë keni thenë jo, e i’u ka dal po! Edhe tani si gjithëherë,PDK, vendosë për po ose jo! Mos bani be rrejshëm!”, shkroi Koci.