Drejtori i të ashtuquajturës Zyra e Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të formohet sa më parë, ashtu siç janë dakorduar me përfaqësuesit e Kosovës në Bruksel.
Zyrtari i qeverisë së Vuçiqit, duke folur për Radio Televizionin e Serbisë, tha se Asociacioni nuk është i drejtuar kundër asnjë komuniteti që jeton në Republikën e Kosovës.
“Me formimin e Bashkësisë së komunave me shumicë serbe nuk do të ketë zhgënjim nga shqiptarët e Kosovës”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline
Poashtu, Gjuriq ka komentuar edhe deklaratat e zyrtarëve kosovar lidhur me Marrëveshjen për kodin telefonik. Sipas tij, Serbia mund të revokojë marrëveshjen në qoftë se Prishtina nuk është në përputhje me interesat e serbëve aty. /Indeksonline