Katër persona kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti dje në Skenderaj.
Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, gjersa shton se aksidenti ka ndodhur në ora 13:53, transmeton Koha.net.
“Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis dy veturave civile. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile”, thotë PK.