Stefanoviq: Serbia pret ekstradimin e Tomor Morinës, Zaev mbaje fjalën

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsa Stefanoviq ka thënë se Serbia pret ekstradimin e Tomor Morinës.

Serbia pret ekstradimin e Tomor Morinës dhe që kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ta përmbush premtimin e respektimit të së drejtës ndërkombëtare, ka thënë Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsa Stefanoviq.

Ai është përgjigjur në pyetje nëse Morina, ish ushtar i UÇK-së i arrestuar në Maqedoninë e Veriut do të ekstradohet në Serbi dhe si i komenton deklaratat nga Zaev i cili kishte thënë se do t’i respektojë zakonet ndërkombëtare si dhe faktin se Morina është shtetas i Kosovës, raporton “Blic”, transmeton lajmi.net.

Stefanoviq ka thënë se të gjithë anëtarët e Interpolit duhet t’i respektojnë rregullat ndërkombëtarë të organizatës.

“Zaev ka thënë se do ta respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe kjo nënkupton ekstradimin e tij tek organet e shtetit serb dhe asgjë tjetër. Presin që Zaev t’i mbajë fjalët dhe të respektohet e drejta ndërkombëtare”, tha ai, transmeton lajmi.net.

“Nuk mund të besoj se nuk do të ndodhë kjo, e nëse nuk ndodh, kjo do të thotë se nuk respektohet e drejta ndërkombëtare. Po ashtu, është brengosëse fakti se disa përfaqësues të institucioneve të Kosovës e kanë ditur paraprakisht se çfarë do të ndodhë”, shtoi Stefanoviq.

“Kjo dëshmon se ata kanë qenë në kontakt me organet e Maqedonisë së Veriut dhe unë nuk mund ta kuptojë se si ka lejuar Maqedonia e Veriut. Nuk besoj tek kjo”, theksoi ai. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme