A ka një marrëveshje Thaçi -Vuçiq që po e pret nënshkrimin – flet Palmer

Është përfolur shumë së presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur një marrëveshje të fshehtë me homologun e tij nga Serbia, Aleksander Vuçiq, sa i përket marrëveshjes finale ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Megjithatë zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit, Mathew Palmer, thotë se nuk ka parë diçka të tillë.

Këto deklarata ai i ka bërë në një intervistë për Zërin e Amerikës, i pyetur për faktin se disa ekspertë flasin rreth një draft marrëveshje për të cilën tashmë janë pajtuar Thaçi dhe Vuçiq, dhe se tashmë po kërkojnë një mënyrë për t’ia paraqitur publikut atë.

“ Nëse është arritur ndonjë draft-marrëveshje, apo nëse është duke pritur të nënshkruhet. Unë nuk e kam parë një gjë të tillë”, ka thënë Palmer për Zërin e Amerikës në edicionin e gjuhës serbe.

Ndërkohë i pyetur nëse ka dëgjuar për një marrëveshje të tillë, Palmer ka thënë se të gjithë flasin për diçka të tillë, por sipas tij ka edhe shumë gjëra për t’u negociuar dhe më e rëndësishme sipas tij është që të rinisen bisedimet.

Palmer ndër të tjera ka folur edhe për dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, duke thënë se SHBA-të kërkojnë që sa më shpejtë të krijohet qeveria e re e cila do të mundësonte kthimin në dialogun me Serbinë.

Ai ka përsëritur edhe një herë kërkesën për heqjen e taksës.

“Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme tani është që Kosova të krijojë një qeveri të rea. Kjo është sfida aktuale. Ne do të dëshironim të krijohet një qeveri e re sa më shpejtë të jetë e mundur, dhe të bëhet gjithçka për të vazhduar dialogun, përfshirë këtu edhe heqjen e taksës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja. Shpresojmë që të zgjidhet së shpejti kjo cështje”, ka thënë Palmer. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme